Armando Broja pret vendimin e Chelseas. Me merkaton e dimrit që në Premier League mbyllet sot në orën 23:59 me orën lokale, sulmuesi i Kombëtares ka dy oferta mbi tavolinë.
Fulham është duke tentuar një huazim me të drejtë blerje, ndërsa në garë për 22-vjeçarin është rikthyer edhe Wolves, me "Ujqërit" që u refuzuan një herë nga Chelsea pasi shuma nuk ishte e duhur për blerjen e Brojës.
Eksperti i merkatos, Fabrizio Romano ka thënë se shqiptari është në merkato dhe pritet një vendimarrje e tyre për sulmuesin deri sot në mbrëmje. Ofertat janë dy.
Fulham ka propozuar një huazim me të drejtë blerje, teksa edhe Wolves duket se kanë rritur ofertën e tyre për t'u rikthyer në garë.