Atleti turk Yusuf Dikec tërhoqi shumë vëmendjen e publikut me stilin e tij të gjuatjes me pistoletë ajrore me të cilën u bashkua me Sevval Ilayd Tarhan për t'i sjellë vendit të tij medaljen e argjendtë në Lojërat Olimpike të Parisit 2024.
Dikec nuk preferon pajisje si lentet apo mbrojtjen e veshëve dhe syve, të cilat zakonisht përdoren nga sportistët në garat e qitjes dhe me qëndrimin dhe stilin e tij të gjuajtjes është kthyer në emrin më të përfolur në rrjetet sociale që nga fillimi i Olimpiadës në Paris.
Fotot dhe videot e Yusuf Dikecit janë bërë virale për shkak të mënyrës së relaksuar dhe spontane që tregon gjatë garës.
Ministri i Rinisë dhe Sporteve i Türkiyes, Osman Askin Bak ndau gjithashtu një foto të pozës së Yusuf Dikec gjatë një vizite në fshatin Olimpik në Paris.
“Po raportoj nga Fshati Olimpik, të gjithë duhet të kenë kujdes! Jusuf Dikeci ynë dhe poza e tij legjendare!”, ka shkruar ministri Bak.
Dyshja turke Dikec dhe Tarhan fituan medaljen e argjendtë në Paris në disiplinën e qitjes në çifte në gjuajtje në dhjetë metra.
Në finalen fantastike u mposhtën 14:16 nga Damir Mikec dhe Zorana Arunoviq, të cilët fituan vetëm në serinë e fundit të gjuajtjes dhe fituan medaljen e artë për Serbinë./TRT