Pretendohet se Izraeli ka kryer sulm ajror në disa pika në jug të kryeqytetit të Sirisë, Damask.

Në lajmin e agjencisë së regjimit sirian SANA, bazuar në një burim ushtarak, pretendohet se disa pika në jug të Damaskut janë shënjestruar me një sulm ajror nga forcat izraelite në orën 04:20 me orën lokale.

"Sistemet tona të mbrojtjes ajrore kapën raketa armike që vinin nga Lartësitë e pushtuara të Golanit dhe rrëzuan disa prej tyre. Nga sulmi u regjistruan dëme", thuhet në deklaratë.

Autoritetet izraelite nuk dhanë deklaratë lidhur me sulmin.

Në Damask dhe zonat rurale ka elementë të Hezbollahut libanez si dhe të ushtrisë siriane dhe grupeve terroriste të mbështetura nga Irani.

Izraeli ka kryer sulme të herëpashershme ndaj grupeve të mbështetura nga Irani dhe pikave ushtarake që i përkasin ushtrisë siriane në Siri që nga fillimi i luftës civile në vitin 2011./aa