Sekretari i Mbrojtjes së SHBA-së, Lloyd Austin dhe ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant zhvilluan bisedë telefonike në të cilën diskutuan për Gazën, kufirin Izrael-Liban dhe Bregun Perëndimor nën pushtim.

Në deklaratën nga Departamenti Amerikan i Mbrojtjes thuhet se Austin dhe Gallant kanë biseduar në telefon.

Gjatë takimit u diskutua për sulmet e Izraelit në Gaza, mbështetja për një zgjidhje diplomatike në kufirin Izrael-Liban dhe stabiliteti në Bregun Perëndimor.

Austin nënvizoi dërgimin e pandërprerë të ndihmave humanitare në Gaza.

Gallant nga ana tjetër i shprehu ngushëllime sekretarit Austin për vdekjen e 3 ushtarëve amerikanë në sulmin ndaj bazës ushtarake të SHBA-së në Jordani./aa