Të paktën 25 persona kanë mbetur në paraburgim në lidhje me sulmin në kishën Santa Maria ndërsa 9 të dyshuar u liruan nën kontroll gjyqësor, njoftoi të premten ministri turk i Drejtësisë, Yilmaz Tunç.

Ministri Tunç në rrjetet sociale përshkroi zhvillimet në hetimet e vazhdueshme për sulmin fatal që ndodhi gjatë një shërbese në kishën Santa Maria në Istanbul.

Në mesin e të dyshuarve të kapur, Tunç veçoi anëtarët e dyshuar të DEASH-it, Amirjon Khliqov dhe David Tanduev, të cilët ishin të përfshirë në incident ndërsa 25 të dyshuarit përballen me akuzat për "anëtarësim në organizatë terroriste" dhe "vrasje të kualifikuar me dashje".

Ministri vuri në dukje se autoritetet gjyqësore kanë liruar 9 të tjerë nën kontrollin gjyqësor, duke sinjalizuar vazhdimin e hetimit të plotë ligjor për këtë çështje.

Dy persona të armatosur më 28 janar hapën zjarr ndaj besimtarëve në kishën katolike në lagjen Sariyer të Istanbulit, duke vrarë 52 vjeçarin Tuncer Cihan.

Sulmin e mori përsipër grupi terrorist DEASH./aa