Gabriel Attal është zgjedhur kryeministri i ri i Francës, një ditë pasi Elisabeth Borne u dorëhoq.

Në moshën 34-vjeçare, Attal është kryeministri më i ri në moshë në Francën moderne, duke tejkaluar edhe Laurent Fabiusin që ishte zgjedhur në moshën 37-vjeçare.

Presidenti Macron zgjodhi njeriun më popullor për ta vendosur në krye të qeverisë pas dorëheqjes së Elisabeth Borne një ditë më parë. Në barometrin e dhjetorit Attal u rendit politikani i parë më i pëlqyer nga populli francez.

Në pak më shumë se një dekadë Gabriel Attal arriti të katapultohej nga një zyrë e dytë në ministrinë e Shëndetësisë në zyrën më të lartë të shtetit atë të kryeministrit në Francë

Gabriel Attal nuk është vetëm kryeministri më i ri i Francës moderne, duke tejkaluar edhe Laurent Fabiusin që ishte zgjedhur në moshën 37-vjeçare por dhe i pari homoseksual në krye të qeverisë.

Një trajektore spektakolare e karrierës për tu pasur zili

Në vitet e para të presidencës së Emmanuel Macron, Attal ishte pjesë e një grupi të rinjsh të mirë-arsimuar të zgjedhur për të këshilluar dhe mbështetur liderin po aq të ri francez.

U dallua nga grupi për shkak të gatishmërisë së tij për të folur në publik për çdo çështje për të cilat i kërkohej dhe talentit për ta shtjelluar. Aftësitë e frikshme të komunikimit dhe aftësia për të menduar dhe folur në këmbë, duke iu përgjigjur pyetjeve në parlament dhe në publik, i kanë dhënë atij pseudonimin "Snajperisti i fjalës".

Attal është djali i Yves Attal, një avokat dhe producent filmash me origjinë hebreo tuniziane, i cili vdiq në vitin 2015, dhe Marie de Couriss, e cila rrjedh nga të krishterët ortodoksë nga Odesa.U rrit në Paris me tre motrat e tij më të vogla dhe përdor emrin e plotë Gabriel Attal de Couriss.

Në vitin 2019, Attal tha për gazetën Libération: “Babai im më tha: ‘Ndoshta je ortodoks, por do të ndihesh hebre gjatë gjithë jetës tënde, kryesisht sepse do të vuash antisemitizmin për shkak të emrit tënd’, shkruan the Guardian.