Të dhënat nga Anketa Europiane për Aftësitë dhe Tregun e Punës në Shqipëri tregojnë se, pothuajse një në tre (27%) raportojnë se kanë një arsim më të lartë se sa kërkon vendi i tyre i punës, ndërsa më shumë se një në dhjetë (12%) thonë se janë të nën kualifikuar për pozitën aktuale të punës.
Në total gati 40% e punonjësve shqiptarë me pagë kanë një nivel arsimi, që nuk përputhet me punën që bëjnë.
“Mbikualifikimi fillon që në mëngjes, ti çohesh në mëngjes, pi një kafe, normalisht kamerieri që të shërben është jurist, ekonomist, aty fillon dhe trishtimi i mëngjesit, hidhërimi. Studentët na pyesin shpesh, po bëjmë edhe këtë, edhe këtë, ku do të shkojmë. Edhe në administratë kanë mbi kualifikim. Ajo çfarë është shqetësuese në mbi kualifikim, ka individë që paguhen më pak sesa meritojnë“-shprehet ekspertja për punësimin, Helena Halilaj.
-Sa ndihmon Këshillimi i Karrierës?
“Këshillimi i Karrierës është shumë i nevojshëm edhe në shkollat e mesme, por edhe në rrjete sociale pse jo, le të bëhen këshillime karriere. Ti orientojmë të rinjtë, cili është profili i tregut që e garanton gjetjen e punë. Në politikën tonë të punë dhënies rrinë në dije dhe akoma nuk ka rënë dielli i ndërgjegjes së atyre që janë punëdhënës mbi këta individë që janë të mirë kualifikuar për të bërë dhe institucionin më të shëndetshëm. Nuk ka rëndësi nëse është institucion privat apo shtetëror.“