Strategjia e Zhvillimit të Sipërmarrjes Inovative 2024-2030 ishte në qendër të diskutimit mes ministres së Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit dhe vajzave dhe grave sipërmarrëse.
Përmes një postimi në rrjete sociale, ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj nënvizon se synimi është promovimi dhe fuqizimi i rolit të gruas në.
“Vijuam konsultimin publik për përmirësimin e draftit të Strategjisë së Zhvillimit të Sipërmarrjes Inovative 2024-2030. Synimi im është që të promovoj dhe fuqizoj rolin e gruas në sipërmarrje, duke ofruar më shumë mundësi dhe lehtësira për pjesëmarrje aktive dhe te suksesshme ne krijimin dhe menaxhimin e startup-eve”, u shpreh Ibrahimaj.
Konsultimi publik për Strategjinë do të vazhdojë të jetë i hapur deri në fund të muajit prill./ata