Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka ndarë në rrjete sociale një video përmes së cilës i bën thirrje të gjithëve të dhurojnë gjak, si rruga për të shpëtuar jetë.

Në video është Klea Hoxha, e cila rrëfen se prej dy vitesh dhuron gjak, teksa u bën thirrje të gjithave të bashkohen në këtë iniciativë.

“Klea është studentja e cila prej dy vitesh është dhuruese në Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut Sot Klea ka një apel për të gjithë- Të dhurosh gjak do të thotë të shpëtosh jetë”, shkruan Koçiu.

Ministria e Shëndetësisë ka nisur fushatën për dhurimin vullnetar të gjakut nën sloganin “dhuro gjak shpëto jetë”./ata