Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu zhvilloi një takim me ambasadoren e Japonisë, Kikuko Kato.
Në një postim në rrjetet sociale, Koçiu tha se “gjatë takimit vlerësuam bashkëpunimin e mirë dhe të frytshëm mes dy vendeve tona”.
Ministrja Koçiu e falënderoi ambasadoren Kato për mbështetjen e qeverisë japoneze në fuqizimin e spitaleve shqiptare me pajisje moderne.
“Gjatë këtij takimi shprehëm angazhimin për të vijuar më tej bashkëpunimin e nisur prej vitesh në fushën e shëndetësisë mes dy vendeve”, tha Koçiu./ata