Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj është pyetur sot në lidhje me vendimin e institucionit që ajo drejton për çështjen e mandatit të Olta Xhaçkës.
Gjykata Kushtetuese rrëzoi Kuvendin për Xhaçkën dhe pranoi padinë e grupit të Alibeajt duke shpallur si antikushtetues vendimin e socialistëve për mos ta çuar në Kushtetuese legjitimitetin e mandatit të deputetes. Zaçaj tha se të vësh në pikëpyetje vendimin e GJykatës Kushtetuese është e paimagjinueshme.
“Të vësh në pikëpyetje zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, është e paimagjinueshme në një shtet ligjor. Duke patur formën e ligjit dhe duke mos patur asnjë ekuivok për të mos u zbatuar, gjykata Kushtetuese nuk ka mekanizma për të kontrolluar zbatueshmërinë e vendimeve.”, tha ajo. Duke u rikthyer te vendimi i 24 janarit, Kushtetuesja detyroi Kuvendin të sillte mandatin e Olta Xhackes, por Kuvendi nuk e zbaton këtë vendim.