U hap sot zyrtarisht baza ajrore taktike e NATO-s në Kuçovë. Ceremonia e organizuar nga Ministria e Mbrojtjes nisi me performimin e himneve të NATO-s dhe të Shqipërisë nga orkestra Frymore e Forcave të Armatosura.
6 avionë EuroFighter F-2000 janë ulur në bazën ajrore të Kuçovës gjatë ceremonisë së inaugurimit. Po ashtu janë ngritur në fluturim edhe 2 helikopterët 'Black Hawk'.
Krerët më të lartë të shtetit dhe përfaqësues së Aleancës së NATO-s, kanë ndjekur nga afër spektaklin ushtarak. Kryeministri Rama është para gjatë ceremonisë në shoqërinë e ministrit italian të Mbrojtjes Guido Crosetto.
Për këtë bazë nga NATO janë të investuara afërsisht 50 milionë euro dhe më shumë se 5 milionë euro janë të investuara nga qeveria shqiptare.
Baza Ajrore Taktike e NATO-s do të luajë rol kyç në mbështetjen e operacioneve dhe stërvitjeve të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut, duke shërbyer edhe si një qendër për aktivitetet e Forcave Ajrore, me infrastrukturë të avancuar për avionët luftarakë dhe ata të transportit të Aleancës.