Elon Musk ndryshoi emrin e tij në ‘Mr Tweet. Ai shkroi në Twitter pasi një avokat e quajti gabimisht atë gjatë një gjyqi të aksionerëve të Tesla.

 

 

 

Avokati tha se ishte një “gabim frojdian”, por Musk bëri shaka se ishte “ndoshta një përshkrim i saktë”. Gjyqi pason një padi në grup, që pretendon se Musk kreu mashtrim me letrat me vlerë nëpërmjet një postimi në Twitter në vitin 2018.Musk, i cili ka qenë CEO dhe pronar i Twitter që nga fundi i vitit të kaluar, nuk i është shmangur kurrë përdorimit të platformës. “Kam ndryshuar emrin tim dhe tani Twitter nuk do të më lejojë ta ndryshoj më”, ka shkruar Musk, duke postuar një emoji të qeshur.