Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mohuar njohjen me Agron Nezën, i cili është përfshirë në aferën e arrestimit të ish-zyrtarit të FBI-së Charles McGonigal.

 

Kryedemokrati ka thënë se nuk ka njohje me Agron Nezën personalisht por me familjarë të tij. Ai thotë se kam një foto me Agron Nezën por kjo nuk do të thotë që njihen.

 

 “I kam njohur të tjerët, dhe jo këtë. I kam njohur familjarë të tjerë. Agron Nezën se njoh. Se ka një fotografi me mua, mund të jenë 100 mijë shqiptarë dhe jo shqiptarë që kanë fotografi me Sali Berishën, por kjo s’do të thotë se i njoh. Njoh shumë nga familjarët e tij, por atë se njoh. Ka njeri që akuzon veten e tij? E kupton veprimin e tij. Ai do bëjë deklarata që të lehtësojë veten e vetë.”, tha ai.