Lideri i opozitës izraelite, Yair Lapid, ka shprehur mbështetjen e tij pas çdo hapi për të rrëzuar kryeministrin Benjamin Netanyahu.
Në llogarinë e tij në platformën sociale X, Lapid tha se partia Yesh Atid do të japë votat e 24 anëtarëve të saj për “çdo lëvizje” për të larguar kryeministrin Netanyahu.
Partia Yesh Atid ka 24 anëtarë në parlamentin izraelit (Knesset) të përbërë nga gjithsej 120 vende.
Më herët, raportet e mediave thanë se Benny Gantz, ish-ministër i Mbrojtjes, aktualisht ministër i kabinetit të luftës, u përpoq të rekrutojë anëtarë të partisë Likud në përpjekje për të zëvendësuar Netanyahu-n.
Sipas Radios së Ushtrisë IZraelite, emisarët në emër të Gantz-it u premtuan vende në një qeveri të re zyrtarëve dhe ligjvënësve nga partia Likud e kryeministrit Netanyahu në këmbim të plotësimit të një votimi mos besimi për ta zëvëndësuar atë.
Transmetuesi izraelite tha se ligjvënës të ndryshëm nga partia e Netanyahu-t u sugjeruan si kandidatë për të marrë rolin e kryeministrit pa e kërkuar atë për Gantz.
Gantz nuk pranoi të komentojë mbi raportin.
Në Izrael janë shtuar thirrjet që Netanyahu të japë dorëheqjen mes kritikave në rritje për trajtimin e tij të konfliktit në Rripin e Gazës.
Që nga 7 tetori, sipas autoriteteve lokale, të paktën 27.478 palestinezë janë vrarë dhe 66.835 të tjerë janë plagosur në ofensivën vdekjeprurëse të Izraelit në Rripin e Gazës. Tel Avivi, nga ana tjetër, thotë se 1.200 izraelitë janë vrarë në sulmin e Hamasit, ndërsa mbi 130 izraelitë mbeten në robërinë e Hamasit.
Sipas Kombeve të Bashkuara (OKB), ofensiva izraelite ka shkaktuar zhvendosjen e brendshme të 85 për qind të popullsisë së Gazës në mes të mungesës akute të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve, ndërsa 60 për qind e infrastrukturës së enklavës është dëmtuar ose shkatërruar./aa