Në derbin e Italisë, në sfidën Inter-Juve, kishte një hero, Hakan Calhanoglu. Turku është pa diskutim një nga lojtarët më të mirët në rolin e tij, në Evropë, ndërsa për Inter është jetik, i pazëvendësueshëm. Nëse ekipi i Simone Inzaghi-t është shumë pranë yllit të dytë në fanellë, kjo është edhe për meritë të Calhanoglu-s.

Ndaj Juves ishte pikërisht Cala ai që diktoi ritmin e lojës, drejtoi regjinë e Inzaghit, jo vetëm duke shërbyer, por flirtoi edhe me golin, goditi shtyllën, praktikisht bëri gjithçka, këtë e konfirmojnë edhe shifrat: 106 pasime bëri turku në këtë sfidë, ku 100 prej tyre ishin të sakta.

Post derbi i Italisë vijon të bëjë jehonë në mediat italiane, edhe “Corriere dello Sport” ka bërë një analizë në rubrikën top&flop. Nëse Calhanoglu ishte ai që shkëlqeu, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për Vlahovic, serbi ishte në një mbrëmje jo, nuk u ndez në asnjë moment duke bërë që Juve të dalë “duar bosh” nga “San Siro”.