Në çdo rrethanë, në çdo kohë, derbi nuk ka qenë kurrë një sfidë e radhës, por gjithnjë ka qenë përcaktues, kështu pritet të jetë edhe derbi i katërt sezonal. Mund të mos jetë i fundit, nëse dy ekipet e kryeqytetit arrijnë të sigurojnë një biletë për në “final-four”, një objektiv jetik për fatet e dy klubeve. Pas Partizanit, ishte radha e Tiranës që doli nga Kupa e Shqipërisë, duke bërë që dy klubet të përqendrojnë forcat në kampionat, ku në katër takimet e fundit do të bëjnë gjithçka për të vijuar garën për titull, çdo përfundim tjetër do të ishte një dështim total.

Për momentin, të kuqtë janë në pozita më komode, në vendin e tretë në kuotën e 51 pikëve, 5 më shumë se sa Tirana. Në letër, ekipit të Shehit i shkon përshtat edhe një “X”, por e sigurt është që derbi nuk përgatitet për të mos humbur, por për të fituar. Në tre përballjet e këtij sezoni, Partizani ka fituar dy ndeshje, ndërsa një takim ka përfunduar në barazim. Shehi di si fitohet një derbi, e bëri këtë edhe në krye të Partizanit. “Demat” vijnë në këtë derbi pasi mposhtën Dinamon me rezultatin e pastër 2-0, ndërsa Tirana fitoi ndaj Kukësit, por ajo fitore nuk mjaftoi, duke dalë jashtë Kupës së Shqipërisë.

Për ekipin e Fagut diskutimi është ndryshe, ky është një derbi që duhet fituar për të mbajtur larg rival si Dinamo, me blutë që kanë të njëjtën kuotë pikësh, 46, por edhe rival si Skënderbeu që janë aty, në kuotën e 44 pikëve. Derbi i kryeqytetit do të zhvillohet ditën e diel, në “Air Albania”, në orën 19:00./BalkanWeb

Tir