Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, dha amnisti të posaçme për mbi 450 mijë njerëz, duke përfshirë ish-ministrin e mbrojtjes dhe ish-shefin e kabinetit presidencial, njoftuan mediat lokale të martën.

Urdhri presidencial erdhi me rastin e Vitit të Ri Hënor që do të shënohet të shtunën, më 10 shkurt të këtij viti.

Në mesin e të falurve ishte Kim Kwan-jin, i cili shërbeu si ministër i mbrojtjes nga viti 2010 deri në 2014, dhe Kim Ki-choon, ish-shef i kabinetit të ish-presidentes së rrëzuar Park Geun-hye, raportoi Yonhap News me bazë në Seul.

Kim Kwan-jin kishte vuajtur një dënim prej dy vitesh të caktuar vitin e kaluar se kishte urdhëruar komandën kibernetike të ushtrisë për të postuar komente në internet në favor të qeverisë në kohën përpara zgjedhjeve në 2012.

Kim Ki-choon ishte dënuar gjithashtu me dy vjet, për akuzat se qeveria e Park urdhëroi përpilimin e një liste të organeve kulturore dhe artistëve kundërshtues për t'i përjashtuar nga subvencionet e qeverisë.

Yoon tha se lista ishte përgatitur me fokus për ringjalljen e ekonomisë pasi përfshinin përjashtime nga ndëshkimet e ndryshme administrative për shoferët, punonjësit e industrisë së restoranteve, peshkatarët dhe operatorët e transportit të pasagjerëve dhe mallrave.

"Qeveria do të vazhdojë të marrë masa të dobishme për aktivitetet e përditshme ekonomike", citoi agjencia të thoshte Yoon.

“Shpresoj që amnistia që po jepet para festës do t'i shtojë vitalitet ekonomisë së popullit”, shtoi ai.

Qeveria e Koresë së Jugut shpesh u jep falje të posaçme politikanëve të dënuar, drejtuesve të biznesit dhe të tjerëve në fillim të vitit të ri ose me rastin e Ditës së Çlirimit më 15 gusht.

Të hënën, një gjykatë e Koresë së Jugut liroi gjithashtu kreun e Samsung Electronics Co., Lee Jae-yong, duke e liruar atë nga akuzat për manipulim të çmimeve të aksioneve, shkelje të besimit dhe mashtrim kontabël në lidhje me bashkimin e diskutueshëm të Cheil Industries Inc. dhe Samsung C&T Corp në 2015./aa