Vazhdojnë sulme të ndërsjella mes Izraelit dhe Lëvizjes Hezbollah në Liban.

Hezbollahu bëri një deklaratë për sulmin e tij kundër Izraelit.

Në deklaratë thuhet se pozicioni ushtarak i Izraelit Ramim në kufi është goditur me raketë Burkan.

Sipas lajmit në agjencinë zyrtare të Libanit NNA, njësitë e artilerisë së ushtrisë izraelite shënjestruan lokacionet Hula, Merkaba, Teyr Harfa dhe Meysel Jebel në jug të Libanit.

Gjithashtu raportohet se avionët luftarakë izraelitë bombarduan disa zona rreth qytetit Mervahin.

Në përleshjet mes ushtrisë izraelite dhe Lëvizjes Hezbollah që nga 8 tetori 2023, u vranë 181 anëtarë të Hezbollahut, 6 anëtarë të Lëvizjes Amal, 30 civilë libanezë, 6 civilë izraelitë dhe 10 ushtarë izraelitë./aa