Regjimi i Bashar al-Asadit pretendon se Izraeli kreu sulm në provincën Homs në pjesën qendrore të Sirisë.

Në lajmin e publikuar nga agjencia siriane e lajmeve SANA, bazuar në një burim ushtarak, pretendohet se qendra e Homsit dhe disa pika në fshat janë shënjestruar me një sulm ajror nga forcat izraelite në orën 00:30 me orën lokale.

"Sistemet tona të mbrojtjes ajrore kapën raketat e armikut që vinin nga Libani dhe rrëzuan disa prej tyre. Disa civilë humbën jetën në sulm. Pati edhe të plagosur si dhe dëme materiale", thuhet në lajm.

Asnjë deklaratë nuk është bërë nga Izraeli në lidhje me sulmin. Në Damask dhe zonat rurale ka elementë të Hezbollahut libanez si dhe të ushtrisë siriane dhe grupeve terroriste të mbështetura nga Irani.

Që nga fillimi i luftës civile në vitin 2011, Izraeli ka kryer sulme të herëpashershme ndaj grupeve të mbështetura nga Irani dhe pikave ushtarake që i përkasin ushtrisë siriane në Siri./aa