Mjekja Dhimitra Skuri pas përfundimit të studimeve i është bashkuar Qendrës Shëndetësore të bashkisë së Gjirokastër, duke kryer rreth 50 konsulta në ditë.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ndau sot historinë e mjekes së re e cila vendosi të rikthehej në qytetin e saj të lindjes kësaj here për të dhënë kontribut për një shërbim shëndetësor cilësor kundrejt komunitetit gjirokastrit.

“Vendosa të kthehem në qytetin tim te lindjes për të dhënë kontribut për një shërbim shëndetësor cilësor kundrejt komunitetit gjirokastrit”, thotë Skuri.

Ministrja Koçiu shprehu mirënjohjen e saj për ekipet mjekësore në të gjithë vendin./ata