Në ditën botërore të internetit mjekët thonë se është kthyer një emergjencë mjekësore.

Pavarësisht avantazheve të shumta që ka internet po shkakton dëme shumë të mëdha në shëndet, qëndrimi me orë të gjata por edhe varësia që po krijojnë fëmijët tanë nga lojërat po  u shkaktojnë dëme shëndetësore.

 Është një alarm, një urgjencë e re mjekësore përdorimi i pakontrolluar i internetit. Një fëmijë i vogël që rri me orë të tëra mund të shkojë në epilepsi për shkak të mbingarkesës së sistemit nervor qendror”-shprehet Skënder Brataj.

Është folur për bullizëm, izolim, pedofili, vetëvrasje apo depresion shkaktuar nga Tik toku apo rrjete të tjera sociale, por edhe trendi më i fundit i adoleshenteve që duan të bëhen si modelet që ofrohen në internet po i dëmton fëmijët tanë.

Studime të bëra në lidhje me përdorimin e internetin tregojnë se është shndërruar si shkaku i dytë i vdekjeve pas aksidenteve.

“Nuk ushqehen se duan të bëhen si modele që u shfaqen nëpër foto tek te cilat ndërhyrjen me foto shop”-shton Brataj.

Studimet e fundit demonstrojnë se ka mbi katër mijë vdekje në vit tek personat nën 24 vjeç nga këto çrregullime të ushqyerjes. Brataj thotë se duhet ndërhyrë dhe vetë aplikacionet të sinjalizojnë përdoruesin kur kalohet një kohë e caktuar

8 shkurti është Dita Botërore e Sigurisë në Internet, e cila festohet në rreth 200 shtete të botës. Sipas UNICEF-it, çdo ditë, më shumë se 180 mijë fëmijë hyjnë online për herë të pare!