Të paktën tre policë u vranë në një sulm nga ushtria izraelite ndaj dy automjeteve të forcave palestineze të sigurisë në qytetin jugor të Rripit të Gazës, Rafah.

Sipas informacioneve të marra nga burime lokale, forcat izraelite bombarduan një automjet të forcave të sigurisë të Ministrisë së Brendshme të Gazës në lagjen Tel es-Sultan të qytetit Rafah.

Është bërë e ditur se nga sulmi janë vrarë tre policë.

Pak kohë pas këtij sulmi, një tjetër automjet i policisë është bombarduar në Rafah. Në këtë sulm ka pasur edhe viktima dhe ende nuk dihet numri.

Autoritetet palestineze nuk kanë lëshuar ende deklaratë zyrtare.

Në një deklaratë nga policia e Gazës më 6 shkurt thuhet se gjashtë policë u vranë pas një sulmi nga forcat izraelite ndaj një automjeti që mbante forcat e sigurisë, përgjegjëse për sigurimin e një kamioni ndihme në qytetin Rafah./aa