Platforma e medias sociale X me qendër në SHBA ka patur probleme të qasjes për një orë në të gjithë botën.

Sipas "Downdetector" e cila përpilon problemet e qasjes (aksesit) ndaj faqeve në të gjithë botën, përdoruesit filluan të raportojnë probleme për qasjen në X në orën 07:00.

Transmetohet se problemi i aksesit në fjalë është përjetuar në të gjithë botën. Faqja u kthye në normalitet pas një problemi për rreth një orë./aa