Një person u plagos në një sulm me armë gjatë prezantimit zgjedhor të Aziz Yeniay, kandidatit të AK Partisë për kryetar të Bashkisë Küçükçekmece në Istanbul.

Sipas informacioneve të marra, mësohet se një sulm me armë është kryer nga një person ose persona të paidentifikuar gjatë vizitës së Yeniay në një shoqatë në lagjen Kanarya.

Në sulm u plagos 22-vjeçarja E.G.D., ndërsa në vendin e ngjarjes u dërguan ekipe të shumta policie.

E plagosura E.G.D. pas ndërhyrjes së parë u dërgua në një spital privat përreth.

Ekipet e policisë morën masat e sigurisë në vendngjarje ndërsa filloi punimet për të kapur personin ose personat e përfshirë në ngjarje./aa