Gjykata e Apelit në Holandë ka vendosur të ndalojë shitjen e pjesëve të avionëve luftarakë F-35 për Izraelin për shkak të shkeljeve të ligjit ndërkombëtar humanitar.

Në vendimin e saj, Gjykata e Apelit të Hagës vendosi të pezullojë shitjen e pjesëve të avionëve luftarakë F-35 në Izrael për shkak të shkeljeve të ligjit ndërkombëtar humanitar.

Në deklaratën e bërë nga gjykata, thuhet se është pranuar kërkesa apeluese e organizatave të të drejtave të njeriut Oxfam Novib, PAX dhe The Rights Forum lidhur me vendimin e gjykatës që refuzon kërkesën për ndalimin e eksportit të pjesëve të avionëve luftarakë F-35 në Izrael.

Në deklaratë, theksohet se Izraeli nuk ka marrë mjaftueshëm parasysh dëmet e shkaktuara ndaj civilëve në sulmet e tij në Gaza dhe se Holanda është urdhëruar të ndalojë eksportin e pjesëve F-35 në Izrael brenda shtatë ditëve.

Theksohet se ekziston një rrezik i qartë që avionët luftarakë izraelitë F-35 do të shkelnin seriozisht ligjin humanitar në Rripin e Gazës dhe tha se "sulmet e Izraelit kanë vrarë në mënyrë disproporcionale civilë, duke përfshirë mijëra fëmijë".

Gjithashtu në deklaratë thuhet se në përputhje me rregulloret e ndryshme ndërkombëtare në të cilat Holanda është palë, është e detyruar të ndalojë eksportin e pajisjeve ushtarake në rastet kur ekziston rrezik i qartë për shkelje të rënda të ligjit humanitar të luftës, dhe se kjo do të thotë se asnjë pjesë e F-35 nuk mund të eksportohet nga Holanda në Izrael.

Në deklaratë thuhet se Ministria holandeze e Tregtisë së Jashtme duhet të ndalojë licencën e eksportit të vitit 2016, e cila lejon shitjen e pjesëve të avionëve luftarakë F-35 në Izrael./aa