Moldavia njoftoi se kishte gjetur fragmente të një droni rus pranë kufirit të saj me Ukrainën, ndërsa konflikti midis Moskës dhe Kievit do të hyjë në vitin e tretë.

Policia Kufitare e Moldavisë në një deklaratë të dielën tha se autoritetet zbuluan fragmente të një droni Shahed pranë komunës Etulia, e cila është afër kufirit të saj me Ukrainën.

Duke treguar se nuk kishte rreziqe apo dëm për komunitetet në zonë, policia tha se janë marrë të gjitha masat e nevojshme për të ruajtur "rendin, paqen dhe sigurinë publike".

Fragmentet e dronit u morën më vonë nga ekspertët për ekzaminim, tha policia, duke shtuar se droni dyshohet të jetë rrëzuar nga sistemet anti-ajrore gjatë një sulmi rus në rajonin jugperëndimor të Ukrainës Odesa javën e kaluar.

Presidentja e Moldavisë, Maia Sandu tha në X se "zbulimi i mbetjeve të dronit Shahed në Moldavinë jugore sot shërben si një tjetër kujtesë e realitetit të zymtë me të cilin përballemi. Agresioni i Rusisë rrezikon të gjithë kontinentin. Mbështetja për Ukrainën duhet të vazhdojë"./aa