Flamuri i Kosovës do të ngrihet në mënyrë ceremoniale në Philadelphia (qytet në Pennsylvania, SHBA) me rastin e 15 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

 

Kështu ka bërë të ditur shoqata “Bijtë e Shqipes”, e cila ka potencuar se autoritetet e Bashkisë Philadelphia e kanë miratuar kërkesën e tyre.

 

Ceremonia do të zhvillohet më 17 shkurt, ora 11:00 AM -1:00 PM.

 

“Para fillimit te ceremonise zyrtare, muzika e vallet shqiptare do te ndezin sheshin e Bashkise, Philadelphia.”, është bërë e ditur ndër të tjera në njoftim. /KosovaPress/