Ukraina është e gatshme të nisë kundërsulmimin e saj të shumëpritur për të rimarrë territorin e pushtuar nga Rusia, ka njoftuar presidenti i saj.

 

Volodymyr Zelenskyy i tha Wall Street Journal se nuk e di se sa kohë do të zgjasë dhe “mund të shkojë në mënyra të ndryshme”  por ata “besojnë fuqimisht” se do të kenë sukses.

 

Kundërofensiva është vonuar për shkak të motit të lagësht duke e lënë tokën të papërshtatshme për automjete të rënda dhe të blinduara, por një periudhë e thatë në disa pjesë të Ukrainës ka nxitur pritjen se operacioni mund të jetë i afërt.

Në javët e fundit Ukraina ka shtuar sulmet në depot ruse të municionit dhe rrugët logjistike.