Zv/ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Blerim Gashani, së bashku me zv/ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, zv/ministrin e Drejtësisë, Blerim Sallahu, kanë pritur në takim zëvendësministrin e Punëve të Brendshme të Republikës së Türkiyes, Münir KaraloÄŸlu, i shoqëruar nga delegacioni turk.
Siç njofton Ministria e Punëve të Brendshme, ky takim u mbajt në kuadër të bashkëpunimit të ngushtë midis dy vendeve në sektorin e sigurisë.
Gashani, në emër të delegacionit të Kosovës, e falënderoi delegacion e Türkiyes për vizitën, duke theksuar përkushtimin e Kosovës në ngritjen e bashkëpunimit në mes të dy vendeve, në sektorët e ndryshëm me synim në sundimin e rendit dhe ligjit, luftimin e të gjitha llojeve të krimit si dhe terrorizmit.
Gashani falënderoi delegacionin turk për bashkëpunimin në trajnimet e shumta të ofruara për Policinë e Kosovës dhe potencialet që kanë për intensifikimin e këtij bashkëpunimi.
Ndërsa KaraloÄŸlu theksoi përkushtimin e vendit të tij se do të vijojë mbështetjen për Kosovën në të gjitha sektorët.
Gjithashtu, në kuadër të vizitës në Kosovë, zv/ministri i Türkiyes u prit në takim edhe nga ministri i Mbrojtjes, Xhelal Sveçla, si dhe komandanti i Misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR), Özkan UlutaÅŸ./aa