Franca ka vendosur ndalimin e hyrjes për 28 kolonët e paligjshëm hebrenj që sulmojnë palestinezët në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Në njoftimin nga Ministria e Punëve të Jashtme thuhet se Franca vendosi sanksione kundër kolonëve hebrenj që kryejnë dhunë ndaj civilëve palestinezë në Bregun Perëndimor, respektivisht duke iu ndaluar hyrjen në Francë 28 kolonëve të paligjshëm hebrenj.

Sipas njoftimit, dhuna e kolonëve të paligjshëm hebrenj kundër palestinezëve është rritur në muajt e fundit.

"Franca e dënon fuqishëm këtë dhunë. Siç e kemi thënë shumë herë më parë, është përgjegjësi e autoriteteve izraelite t'i japin fund kësaj dhe të ndjekë penalisht autorët”, thuhet në njoftim.

Më tej, theksohet se qeveria e Parisit është në favor të vendosjes së sanksioneve në nivel evropian ndaj kolonëve hebrenj në fjalë dhe se po punon me partnerët evropianë në këtë drejtim.

"Kolonializmi është i paligjshëm sipas ligjit ndërkombëtar dhe duhet të marrë fund", thuhet në njoftim.

Në njoftim theksohet se krijimi i një shteti palestinez është “zgjidhja e vetme” që izraelitët dhe palestinezët të jetojnë krah për krah në paqe dhe siguri./aa