“Një skenar është nëse Perëndimi do të shkojë në drejtim të një konflikti të plotë me Rusinë, pasi nuk është krejtësisht e lehtë të ndalosh ushtrinë ruse në terren”, tha Vuçiq dje në një konferencë të përbashkët për media në Beograd me presidentin e shtetit gjerman Bavaria, Markus Soder.

“Dhe e dyta është se me ndihmën e SHBA-së dhe Kinës, do të vendosej një lloj armëpushimi afatgjatë, në mos paqe e përhershme, që do të nënkuptonte një lehtësim të madh për botën”, shtoi Vuçiq.

Ai theksoi se nëse shkon në drejtim të konfliktit, askush nuk do të fitonte asgjë.

Soder, nga ana e tij, tha se është shumë e rëndësishme që Serbia të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian (BE) dhe se Bavaria do ta mbështesë atë.

“Ne jemi duke mbrojtur fuqishëm që Serbia të anëtarësohet në BE. Do të ishte një turp i madh për Evropën, por mendoj edhe për Serbinë, nëse nuk shkoni në atë rrugë”, tha Soder.

Ai tha se është e rëndësishme që Serbia, si shteti më i fortë në Ballkan, me traditë evropiane, të jetë një partner i fortë dhe i mirë.

Më tej, Soder po ashtu tha se Bavaria do të hapë një zyrë përfaqësuese në Beograd, e cila do të jetë përgjegjëse për zhvillimin e bashkëpunimit ekonomik, shkencor dhe teknik.

Vuçiq tha se bashkëpunimi me Bavarinë është i rëndësishëm për Serbinë pasi kompanitë e këtij shteti gjerman punësojnë 25 mijë punëtorë në Serbi.

Vuçiq nderoi mysafirin nga Gjermanie edhe me Urdhrin Shtetëror Serb, çmimi më i lartë i vendit.