Lida Papa është mjekja okuliste e cila po u shërben prej më shumë se 30 vitesh banorëve të Beratit dhe Kuçovës.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu bëri të ditur se doktoreshë Lida ka dalë në pension, e megjithatë vijon të japë kontributin e saj vullnetar në Spitalin Bashkiak të Kuçovës.
Ministrja Koçiu i shprehu doktoreshë Lidës mirënjohjen për shembullin, pasionin dhe profesionalizmin e saj.
“Kam punuar 30 vite si specialist pranë spitalit të Beratit. Kam 2 vite që punoj si vullnetare pranë spitalit të Kuçovës”, shprehet mjekja okuliste./ata