10 kompani shqiptare po marrin pjesë në panairin e bimëve mjekësore dhe ushqimit organik që po zhvillohet në Nuremberg, Gjermani, BIOFACH 2024.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj tha se, “produktet organike shqiptare, sherbela, dëllinja, livando dhe vaji i ullirit po tërheqin interes të jashtëzakonshëm në panairin BIOFACH 2024”.

“10 kompani shqiptare janë vendosur në stendat e panairit, prej nga ku po prezantojnë vlerat e jashtëzakonshme të shijeve shqiptare dhe ekselencës sonë organike, të cilën na e ka falur natyra dhe po e lartësojnë njerëzit punëtorë”, tha Denaj.

Ministrja falënderoi Besnikun, Filipin, Ilirën, Robertin, Shpresën, Dorentinën dhe gjithë pjesëmarrësit në panair, të cilët prezantojnë çdo ditë shijen shqiptare përmes energjisë dhe punës së tyre./ata