Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë sot një vizitë zyrtare në Bruksel dhe burime për Report Tv bëjnë me dije se do të takohet në orën 14:00 me presidentin e Këshillit Europian (KiE), Charles Michel si dhe me presidentene e KE-së, Ursula von der Leyen. 

Po ashtu Michel ka planifikuar edhe dy takime të tjera, në orën 11:00 më kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferrin si dhe me kryeministrin e Malit të Zi, Milojko Spajiç.

Fokus i diskutimeve të takimit të kryeministrit Rama me zyrtarët e lartë të BE-së do të jetë integrimi i Rajonit të Ballkanit Perëndimor si dhe plani i rritjes ekonomike.

Takimi vjen disa ditë para mbajtjes së Samitit për Ukrainën në Tiranë që do të mbahet me date 28 shkurt. Një ditë më pas, më 29 shkurt, kryeqyteti pret liderët e Ballkanit Perëndimor, mëson Shqiptarja.com.

Për herë të parë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të vizitojë Shqipërinë më 28 shkurt, ndërsa Ukraina ndodhet në luftë me Rusinë që prej shkurtit 2022. Tirana do të jetë mikpritëse e një samiti për Ukrainën, ku padyshim fokusi do të vendoset tek lufta dhe mbështetja ndaj Ukrainës do të jetë fokusi i takimit mes Zelenskyt dhe liderëve të Ballkanit Përendimor, por nuk do të mungojnë as liderë të BE-së dhe zyrtarë të lartë të Brukselit.

Shqipëria ka treguar mbështetjen e vazhdueshme për Ukrainën dhe integritetin territorial të saj. Shqipëria dhe SHBA ishin bashkëpenëmbajtëse të çështjes së Ukrainës në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.