Më shumë se 28,700 kilometra katrorë ose 1.6% e shtresës së akullit dhe akullnajave të vlerësohet se janë shkrirë gjatë tre dekadave të fundit, duke i lënë vendin shkëmbinjve, ligatinave dhe shkurreve.
Groenlanda, pjesë e Arktikut, është ishulli më i madh në botë me një sipërfaqe prej rreth 2.1 milionë kilometra katrorë. Pjesa më e madhe e saj është e mbuluar nga akulli dhe akullnajat dhe është shtëpia e pothuajse 57,000 njerëzve. Që nga vitet 1970, rajoni është ngrohur me dyfishin e mesatares globale.
Analiza e të dhenave satelitore ka treguar se gjatë tre dekadave të fundit janë shkrirë rreth 11,000 milje katrore të shtresës së akullit dhe akullnajave të Groenlandës, një zonë e barabartë me madhësinë e Shqipërisë dhe që arrin në 1.6% të mbulesës totale të akullit.
Ndërsa akulli është tërhequr, sasia e tokës me bimësi që rritet në të është rritur me 33,774 milje katrore, më shumë se dyfishi i sipërfaqes së mbuluar kur filloi studimi.
Gjetjet tregojnë një pothuajse katërfishim të ligatinave në të gjithë Groenlandën, të cilat janë burim i emetimeve të metanit. Shkencëtarët thonë se temperaturat më të ngrohta të ajrit po bëjnë që akulli të tërhiqet dhe që nga vitet 1970 rajoni është ngrohur me dyfishin e normës mesatare globale.
Temperaturat mesatare vjetore të ajrit midis 2007 dhe 2012 ishin 3C më të ngrohta se mesatarja midis 1979 dhe 2000.