Përmes një instrumenti të ri të quajtur Cosolve-19, që ofron këshillim të kombinuar me grante, qeveria po i vjen në ndihmë fermerëve dhe bizneseve mikro, që të rimëkëmben duke adaptuar standarde dhe cilësi të qëndrueshme.
Në majë të kanionit në fshatin e bukur të Nivicës, Tepelenë, ndodhet “Bujtina mbi Kanion”, cilësuar si një nga pikat më të bukura turistike dhe vendpushimi i padiskutueshëm i turistëve.
Dallëndyshja së bashku me bashkëshortin morën iniciativën për të hapur pikën agroturistike mbi kanion dhe për ta kthyer biznesin e tyre si një nga pikat kryesore mikpritëse shqiptare.
Falë mbështetjes së CoSOLVE, program që zbatohet nga GIZ Albania në bashkëpunim me qeverinë shqiptare, Dallëndyshes iu mundësua blerja e pajisjeve për arredimin e kuzhinës, si lavapjata, mikrovala, furra dhe lavatriçja, investime të cilat do të ndihmojnë atë të ruajë cilësinë e padiskutueshme të rehatisë në “Bujtinën mbi Kanion”./ata