Doktor Klodiani është mjeku okulist i cili i është bashkuar stafit mjekësor të Spitalit Rajonal të Beratit.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu publikoi sot historinë e doktor Albanit, teksa bëri të ditur se ai u shërben me përkushtim dhe devotshmëri 120 mijë banorëve të qarkut.
“Doktor Klodiani është mjeku okulist i cili i është bashkuar stafit mjekësor të Spitalit Rajonal të Beratit duke u shërbyer me përkushtim dhe devotshmëri 120 mijë banorëve të qarkut”, u shpreh ministrja.
Spitali Rajonal i Beratit ofron shërbim për 120 mijë banorët e qarkut dhe rreth 700 mijë turistëve që e zgjedhin Beratin si destinacionin e pushimeve të tyre.
Në këtë spital për herë të parë ka nisur këtë vit realizimi i analizave histopatologjike dhe imunohistokimike në laboratorin e anatomisë patologjike./ata