Një ambulancë e re dhe e pajisur me të gjitha aparaturat e nevojshme i shtohet flotës së automjeteve të spitalit të Laçit.

Kryetarja e Bashkisë së Kurbinit, Majlinda Cara bëri të ditur sot se ambulanca është dhuratë për spitalin e Laçit.

“Një ambulancë e re dhe e pajisur me të gjitha aparaturat e nevojshme i shtohet flotës së automjeteve të spitalit të Laçit falë bujarisë së mikut norvegjez, Ove Johan Harestad, të cilin pata kënaqësinë ta mirëprisja në ambientet e bashkisë Kurbin dhe më pas të kryenim procedurat e dhurimit pranë spitalit”, u shpreh kryetarja Cara në një postim në rrjetet sociale.

Spitali i Laçit u rindërtua nga themelet në vitin 2022, pas dëmtimit nga tërmeti i fortë që goditi vendin tonë më 26 nëntor 2019, me fondet e qeverisë shqiptare. Ai është pajisur me aparatura mjekësore të teknologjisë së avancuar. Ka një kapacitet prej 40 shtretërish dhe  ofron shërbimet e urgjencës; të imazherisë; laboratorit; kirurgjisë; patologjisë; maternitetin dhe pediatrinë; fizioterapinë, etj./ata