Italia shënon rekordin historik me çmimin më të madh të një llotarie që është arritur ndonjëherë në këtë vend. Bëhet fjalë për llotarinë më popullore Superenaloto, që ofroi një çmim të madh prej 372 milionë e 500 mijë Euro.

Një çmim i madh i kësaj lotarie nuk ishte arritur prej 635 ditësh nga hera e fundit kur u fitua Xhekpoti dhe kjo ndikoi në grumbullimin e një shumw kaq të madhe që dyfishohej sa herë nuk kishte një fitues.

 

Janë 90 bileta fituese në gjithë Italinë, shumica e të cilave në Milano, poseduesit e të cilave do ta ndajnë së bashku shumën që nuk e kanë parë as në ëndërr. Secilës prej biletës fituese i takon rreth 4.1 Dollarë, me një shpenzim prej vetëm 5 eurosh sa ç’kushton një biletë.

Mediat italiane shkruajnë se shumica e biletave fituese janë shitur nëpër kioskat anash rrugëve ku tregëtohen cigare.