Zv.presidentja e deleguar e Komisionit Europian të Vlerave & Transparencë, Vila Jourova përgëzoi të gjitha vendet edhe ato kandidate për anëtarësim në BE, që janë pjesë e Komitetit Europian për Ekonominë dhe Çështjet Sociale (EESC).

Në konferencën e përbashkët për mediat, me Presidentin e EESC, Oliver Röpke Kryeministrin Edi Rama, dhe Kryeministrin e Malit të Zi, Milojko Spajiç mbajtur sot në Bruksel, Jurova theksoi rëndësinë e bashkëpunimit në këto momente me vendet kandidate për anëtarësim në BE.

“Brukseli duhet të jetë i hapur dhe të ftoj sa më shumë aktorë që të jetë e mundur nga vendet e zgjerimit sepse kjo është mënyra më e mirë për integrimin. Plani i ri i rritjes për vendet e Ballkanit Perëndimor që ne lancuam 3 muaj më parë është dëshmi pikërisht e kësaj mendësie. Ne duam që vendet e zgjerimit të rriten, por duke qenë sa më pranë BE”, deklaroi ajo.

“Bashkë do ia dalim dhe BE do ta bëjmë më të madhe dhe më strategjike”, shtoi ajo.

E pyetur nga gazetarët lidhur me anëtarësimin e vendeve të rajonit në BE, ajo theksoi se “kemi 27 vende anëtarë që do të duhet të thonë po ne jemi dakord që vendet e Ballkanit Perëndimor të bëhen pjesë e BE-së. Prandaj ne duhet të shikojmë se secili vend si ka ecur me sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit. Prandaj është shumë e rëndësishme pjesa e sundimit të ligjit që do të jetë pjesë e monitorimit të katër vendeve të Ballkanit Perëndimor në korrik të këtij viti”, deklaroi zv.presidentja e KE-së./ata