Presidentja e Kosvoës, Vjosa Osmani, ka pranuar telegram urimi nga Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip ErdoÄŸan, me rastin e 16 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Në letrën e tij dërguar presidentes Osmani, presidenti ErdoÄŸan ka shprehur besim të plotë se marrëdhëniet e shumanshme miqësore mes Türkiye dhe Kosovës do të vazhdojnë të zhvillohen.

“Në emër të kombit dhe emrit tim, Shkëlqësisë Suaj dhe të gjithë kosovarëve me ndjenjat më të përzemërta ua uroj 16 vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Kam besim të plotë se marrëdhëniet e shumëanshme miqësore mes Türkiyes dhe Kosovës, të cilat e marrin fuqinë e tyre nga lidhjet historike, ekonomike, humanitare dhe kulturore, do të vazhdojnë të zhvillohen”, thuhet në letrën e presidentit ErdoÄŸan.

Tutje, ErdoÄŸan ka përmendur edhe marrjen e mandatit të komandës së KFOR-it nga Türkiye për këtë vit, si tregues se Türkiye i kushton rëndësi paqes dhe stabilitetit.

“Marrja e Komandës së KFOR-it këtë vit është një tregues konkret i rëndësisë që i kushtojmë paqes dhe stabilitetit si në Kosovë, ashtu edhe në rajon dhe përpjekjeve tona në këtë kontekst”, shkroi ErdoÄŸan.

Presidenti ErdoÄŸan gjithashtu shprehu kënaqësi që presidentja Osmani do të marrë pjesë në Forumin Diplomatik të Antalya-s që do të mbahet në datat 1 deri më 3 mars 2024.

“Me këtë rast ritheksoj urimet e mia më të mira për shëndetin dhe lumturinë e Shkëlqësisë Suaj dhe mirëqenien e begatinë e popullit mik e vëllazëror të Kosovës”, përfundon letra e ErdoÄŸan./aa