Një djalë 16-vjeçar u arrestua të enjten në lidhje me të shtënat vdekjeprurëse në një stacion metroje të New Yorkut gjatë orës së pikut në fillim të kësaj jave, tha Shërbimi i Marshallëve të SHBA-së.

I mituri është një nga tre sulmuesit e dyshuar në kërkim për të shtënat e 13 shkurtit, për të cilën autoritetet thanë se burojnë nga një mosmarrëveshje midis dy bandave rivale që hipën në të njëjtin tren në stacione të ndryshme.

Të shtënat e para u shkrepën kur treni mbërriti një stacionin në Bronx pak para orës 17:00 sipas kohës lokale dhe vazhdoi në platformën e mbushur me njerëz ndërsa pasagjerët filluan të iknin. Autoritetet gjetën më vonë 19 gëzhoja, tre prej tyre brenda një vagoni metroje, tha shefi i Departamentit të Policisë së New Yorkut, Joseph Kenny në fillim të kësaj jave.

Një burrë 35-vjeçar i identifikuar si Obed Beltran-Sanchez vdiq pasi u qëllua në gjoks. Pesë persona të tjerë u plagosën, të moshave nga 14 deri në 71-vjeç.

Oficerët e një Task force rajonale për personat e arratisur dhe Departamenti i Policisë së New Yorkut arrestuan 16-vjeçar e dyshuar rreth orës 11 të mëngjesit në Bronx, sipas Shërbimit të Marshallëve të SHBA-së./aa