Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka takuar homologun e saj turk, Hakan Fidan, në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih.
Sipas burimeve diplomatike turke, Gërvalla-Schwarz dhe Fidan diskutuan për marrëdhëniet ekonomike dypalëshe dhe vizitat e ardhshme shtetërore të nivelit të lartë.
Fidan në takim uroi Kosovën për festën e saj kombëtare, 16-vjetorin e pavarësisë që vendi shënon sot.
Në takim po ashtu u theksua bashkëpunimi në luftimin e strukturës së grupit terrorist FETO në Kosovë.
Në agjendën e takimit ishin edhe çështja ushtarake, ku pala kosovare shprehu kënaqësinë për aktivitetet e Türkiyes për Forcën Paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR).
Konferenca vjetore e Sigurisë në Mynih mban debate të nivelit të lartë për sfidat më urgjente të sigurisë në botë./aa