Një vajzë 11-vjeçe në Kamboxhia ka ndërruar jetë në spitalin ku po trajtohej për shkak të gripit të shpendëve të quajtur H5N1, transmeton Anadolu.

 

Ministria e Shëndetësisë së Kamboxhias njoftoi se një fëmijë që jetonte në një fshat afër qytetit Prey Veng u transferua në një spital në kryeqytetin Phnom Penh më 16 shkurt pas ankesave për kollë, dhimbje të fytit dhe temperaturë. Ajo vdiq pavarësisht ndërhyrjeve.

 

Ky është rasti i parë i gripit të shpendëve në Kamboxhia që nga viti 2014.

 

Ministria tha se janë marrë mostra nga zogjtë e egër në rajonin ku ka jetuar vajza që humbi jetën dhe se zogjtë e ngordhur apo të sëmurë janë paralajmëruar që të mos preken.

 

Ministri i Shëndetësisë së Kamboxhias, Mam Bunheng tha se gripi i shpendëve përbën rrezik të madh për fëmijët që mbledhin vezë nga shpendët shtëpiake.

 

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) bën të ditur se ka pasur 56 raste të gripit të shpendëve në Kamboxhia nga viti 2003 deri në 2014, nga të cilat 37 rezultuan me vdekje.