Fotografi kosovar me famë dhe tej Kosovës, Arjan Mavriqi, sjell një prej shkrepjeve më të veçanta dhe unike në kuadër të 16-vjetorit të Pavarësisë.

Syri që arrin të sjellë perla nga bota e gjallë nëpërmjet aparatit, kësaj here sjell një perlë fotografike ku në focus janë babë e bijë.

“Babë e bijë!

Bukuroshja e vogël Azalea, e veshur me ngjyra të flamurit të Kosovës, nderon babain e saj, oficerin e Policisë, Kastriotin.

Urime 16 vjet shtet!”, shkruam Mavriqi. /tesheshi.com/