Policia e Kosovës ka njoftuar se në orët e para të së shtunës, në oborrin e një shtëpie të një gruaje në Mitrovicë të Veriut janë gjuajtur dy shok-bomba. Ka qenë vetë pronarja e shtëpisë që ka bërë denoncimin ne polici.

 

Sipas njoftimit të Policisë, nga gjuajtja e shok-bombave nuk ka persona të lënduar apo dëme materiale.

 

Ngjarja po hetohet nga prokurori për veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, ndërkohë ende nuk dihet autori.

 

Sulmet me shok-bomba regjistrohen shpesh në pjesën veriore të Kosovës.