Kryediplomati i Bashkimit Europian, Joseph Borrel deklaroi se BE do të vendosë më shumë sanksione ndaj Moskës, pas vrasjes së liderit opozitar rus, Aleksei Navalny.
“Ne duhet t’i dërgojmë një mesazh mbështetjeje opozitës ruse. Pra, në të dy frontet, atë politik dhe ushtarak, ne duhet të vazhdojmë mbështetjen tonë për Ukrainën dhe popullin rus që dëshiron të jetojë në liri”, tha kryediplomati i BE-së, Josep Borrell.
Kujtojmë se lideri rus i opozitës, Aleksei Navalny vdiq në një burg në Siberi, teksa ishte dënuar rrishtas nga regjimi i Putin. Për vdekejn e Navalnyt, ka pasur një reagim të fortë nga ndërkombëtarët.
Fillimisht nuk ishte e qartë nëse Navalny kishte vdekur, por se më pas kjo u konfirmua nga ana e familjarëve dhe bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë. Ata kërkuan që autoritetet ruse të dorëzojnë trupin e tij. Mirëpo, deri tani, autoritetet në Moskë kanë refuzuar që të dorëzojnë trupin e Navalnyt.