Alain Delon dikur ishte një djalë ëndrrash për çdo vajzë, ndërsa tani ka mbushur 88 vjeç.

Ai ka postuar fotografi me familjen e tij, tashmë që është në një moshë të thyer. Legjenda e kinematografisë duket i dobët, teksa dhe mosha ka bërë të vetën.

Të shumta kanë qenë komentet, që kanë vërshuar për aktorin e Hollywood. “Ju dëshiroj jetë të gjatë”, “Nuk kam njohur kurrë një aktor më karizmatik dhe më të talentuar se Delon”, “Ai është 88 vjeç. Ouu? Si ka mundësi”, “Është e pazakontë ta shikosh atë të duket kështu”, ishin disa komente në rrjet për Alain Delon.

Ndërsa të tjerët thanë se mosha tani tek ai ndihet dhe është e trishtueshme të shikosh një nga njerëzit më të dëshiruar për gratë, teksa e ka kapluar pleqëria.