Forcat izraelite arrestuan 25 palestinezë në bastisjet që kryen gjatë orëve të natës në Bregun Perëndimor dhe Kudsin nën pushtim.

Shoqata e të Burgosurve Palestinezë dhe Komiteti për Çështjet e të Burgosurve Palestinezë të lidhur me Organizatën për Çlirimin e Palestinës, kanë ndarë të dhënat lidhur me arrestimet e kryera që nga 7 tetori.

Në deklaratë thuhet se në bastisjet e kryera gjatë orëve të natës në Bregun Perëndimor dhe në Kuds u arrestuan 25 palestinezë.

Arrestimet u kryen në Ramallah, Nablus, Jericho dhe Kuds ndërsa ka arritur në 7.100 numri i të arrestuarve në bastisjet që vazhdojnë që nga 7 tetori e deri më tani, theksohet në deklaratë.

Forcat izraelite kanë goditur të arrestuarit dhe kanë dëmtuar shtëpitë dhe automjetet e tyre.

Që kur forcat izraelite filluan sulmet ndaj Rripit të Gazës, nga 7 tetori 2023 e deri më tani është shënuar rritje e arrestimeve, bastisjeve dhe sulmeve ndaj palestinezëve në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor nën pushtim./aa